Gjendet trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Në ditën e pestë të kërkimeve asht gjet trupi i pajetë i kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë, Sali Gërqina.

Lajmi asht konfirmue nga zadhanësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podimaj, e cila i tha lajmi.net se “Trupi i pajetë i Sali Gërqinës asht gjetë para dhetë minutave”, ka thanë ajo.

Për kërkimin e tij ishin angazhue ekipet e policisë së bashku më FSK’s dhe nji grup zhytësa vullnetar nga Mitrovica.

Sali Gërqina asht zhduk ditën e Martë mbas nji kërcimi nga Ura e Fshejtë.