Gjendja në pikat kufitare me Serbinë, qe deri n’sa orë po bahen pritjet (foto)

Mërgimtarët që kanë qenë në vendlindje me pushue, po presin me radhë të gjata me u kthye në vendet prej nga kanë ardhë.

Ata në dalje janë tue pritë mbi 4 orë në pikën kufitare të Merdares, ku kolonat janë mbi dy kilometra. Ndësa, gjendje stabile paraqitet në hymje ku pritjet nuk janë ma tepër se pesë minuta.

Simbas të dhanave të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, pritje ka edhe te pika tjetër kufitare te Dheu i Bardhë. Pritjet variojnë deri në nji orë, deri sa kolonat janë nga 120 deri në 150 metra.

Shperndaje në: