Gjendje emergjente në Francë, kerkohet ndihmë për të prekunit

Kryeministri francez, Munuel Valls ka kërkue ndihma emergjentë për banorët që kanë humb çdo gja në përmbytjet e fundit që kanë ndodh në Paris dhe në vendet tjera.

Lidhun me këtë situatë, kryeministri francez mbas nji takimi me ministra, bani të ditun që miliona euro kanë me u shpërnda nga liderat lokalë në ditët e ardhshme.

Katër persona kanë vdek nga përmbytjet në lumejtë Seine dhe Loire, ndërsa qinda fshatra janë godit nga përmbytjet, shkruen BBC.

Banorët në këto zona janë tue jetue në gjendje të randë, pa energji elektrike, përderisa muzetë ma të mëdha të Parisit, Louvre dhe Musee d’Orsay, u detyruen të mbyllen mbas rritjes së nivelit t’ujit në lumin Seine.