Gjenerali amerikan: Dikun 900 ushtarë të ISIS janë vra në Mosul

Dikun 800 deri në 900 militantë të Shtetit Islamik janë vra që kur forcat irakiane kanë nisë ofensivën për rimarrjen nën kontroll të Mosulit, në javën e kaluem, ka thanë gjenerali amerikan.

Shefi i Komandës Qendrore Amerikane Joseph Votel, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte e veshtirë që të jetë i saktë  në atë se si militantët kanë  lëviz nëpër qytete, mbasi që ishin përzi me banorët.

Deri në 5000  luftarë të ISIS besohet të kenë qenë në Mosul, para fillimit të sulmeve.