Gjenerali amerikan: Lufta kundër Koresë do t’ishte e tmerrshme!

Kundërpërgjigjja ushtarake kundër Koresë Veriore do t’ishte e tmerrshme, por prapëseprapë mbetet opcion, ka thanë këshilltari kryesor ushtarak i Presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjenerali Joseph Dunford, kryetar i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA’ve, i bani këto komente gjatë nji vizite në Kinë.

Ai ju përgjigj komenteve të nji zyrtari tjetër të Trump’it i cili dje hodhi poshtë mundësinë për veprim ushtarak ndaj programit bërthamor të Koresë Veriore.

Tensionet mes SHBA’ve dhe Koresë Veriore janë rritë tej mase mbasi Pheniani shënoi përparime në testimet e raketave.

Dunford ka thanë: “Trump na ka urdhnue me zhvillue opcione të besueshme dhe të zbatueshme ushtarake, dhe pikërisht këtë jemi tue e ba.”