Gjenerali Haziri i çon selame të qarta dhe të randa PDK’s!

Lufti Haziri, nenkryetar i LDK’s, ka qene i ftuem ne emsionin ma te shikuem, Rrokum Roll, te Televizionit Rrokum.

Me te u diskutuen temat e randesishme dhe aktuale, ku spikaten temat e koalicionit LDK-PDK, deklaratat per zgjedhje te jashtezakonshme dhe cashtjet tjera politike ne vend.

Deklaratat e kryetarit te PDK’s, Kadri Veseli, Haziri i ka quejt si nji lloj komunikimi te tij me partite opozitare ne kuader te nji komunikimi per normalitet me ta, te cilet po i mbajne peng Demarkacionin dhe Asociacionin.

“Nuk mundet me u ble normaliteti politik me partite opozitare me deklarata publike, ne kohen kur Kosova politikisht asht tue pa bardh e zi”, tha Haziri.

Lutfi Haziri ka komentue koalicionin LDK-PDK, ku ka sqarue se, nuk ka asnji pakenqesi ose tendence qe rezulton me mundesine e rishikimit te koaliconit.

“Na kete marreveshje e kemi ba me Hashim Thacin, atehere si kryetar i PDK’s”, tha Haziri ne Televizionin Rrokum.

Marreveshja programore LDK-PDK nuk e permend Demarkacionin, ato kane qene te inicueme nga ish Qeveria qe e ka udheheqe ish kryeministri Hashim Thaci.

“Na i kemi barte pasojat, dhe Isa Mustafa si kryeminister ka qene dasht me i perfundue dhe rrumbullakue ato marreveshje te nisuna ma heret”, ka thane ai.

Haziri ka thane ne vazhdim se, cashtja e Demarkacionit nuk i perket kryeministrit Mustafa, sepse sic thote ai, Mustafa e ka krye punen e vet. Haziri fton qe mos me me pase loje ping pongu ne procese te ketilla politike.

“Asht detyre e kryetarit te Kuvendit me strukturat e Kuvendit qe me punue shume me permbylle procesin e Demarkacionit, sepse Isa Mustafa e ka krye punen e vet”, sqaron Haziri, shkruen Rrokum.TV.

Haziri konsideron se, LDK ka qene gjithmone shenjester, ndersa Ibrahim Rugova ka qene i pari qe ka organizue afrim dhe pajtim politik ne Kosove. Mbas 16 vjete, me u rikthye anmiqesia, asht tendence e rrezikshme dhe si e tille, per LDK’ne asht e papranueshme.

Per vrasjet politike, Haziri ka thane se drejtesia nderkombetare e e instalueme ne Kosove mbas lufte nuk ka dhane rezultate ne kete drejtim.

“Na besojme qe Gjykata Specialle ka me i mbylle keto plage”, thote Haziri.

Nese bjen nji parim i marreveshjes me PDK, atehere kjo marreveshje ka me ra ne tanesi, ka thane Lutfi Haziri ne Rrokum Roll.

LDK nuk ka arsyeje dhe alternative tjeter me thye marreveshjen simbas diteve dhe motit.

Haziri ka theksue ne vazhdim se, LDK nuk i tutet organizmit te zgjedhjeve te reja.

Ai ka deklarue se, LDK ka organizue zgjedhje edhe ne vitin 1998, kur ne zona te caktueme te Kosoves ka pase lufte.

“Kete e kemi ba me sugjerimin e partenereve nderkombetare, mbasi qe nga malet filluen me vnue ne pikepyetje legjitimitetin politik te LDK’s dhe presidentit Rugova”, tha Haziri ne Televizionin Rrokum.

“Edhe tash legjitimiteti na mban neve, dhe LDK asht e gatshme per zgjedhje ne cdo kohe, nuk i tutemi zgjedhjeve ne asnji menyre”.

Ne vazhdim ai ka fole edhe per aderimin e biznismenit dhe deputetit Ramiz Kelmendi ne LDK dhe mundesine qe ai me u emnue si zavend kryeminister i Kosoves.

“Deputeti Ramiz Kelmendi ka ba kthim te natyshem ne shtepine e tij, sepse ai ka qene mbeshtetes i rregullt me dekada i LDK’s ne Peje”, ka thane Haziri.

“Pozita e zavendes Kryeministrit momentalisht asht e lire dhe ashte cashtje e kryeministrit Mustafa qe me zgjedhe profilin per kete pozite”, theksoi Haziri ne Televizionin Rrokum.

Lutfi Haziri ka dhane pergjigjen e tij ne pyetjen e drejtuesit te emisionit Rrokum Roll, Fidan Jupollit, nese Kosova shkon ne zgjedhje te jashtezakonshme.

“LDK del e para definitivisht, bazen e ka prej vitit 2007, sepse ka qene momenti kur kemi vendos me rikthy LDK, sepse e kemi detyre me i bashkue anetaret dhe votuesit e LDK’s”, tha Haziri.

“LDK e ka ba gabimin e vetem ne vitin 2006, e cila ka qene e programueme, sepse asnjihere nuk kemi humb, e kemi pague shtrejte ate gabim”, tha, nder te tjera, Haziri ne Rrokum.

“Krejt partneret tane ne Europe e SHBA po e presin fitoren e LDK’s ne Kosove”, shtoi Haziri.

Per ma shume kqyreni edhe emisionin e plote te Rrokum Roll: