Gjenerali i NATO’s: Ballkani, burim potencial i konfliktit

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO’s gjenerali Petr Pavel ka thanë se Ballkani aaht ende nji burim potencial i konfliktit dhe se Aleanca e Atlantikut të Veriut duhet me pasë aftësinë për të pengue kundërshtarët dhe mbrojtjen e anëtarëve të saj, si dhe të ketë nji rol ma të madh në luftën kundër terrorizimit.

“NATO duhet të me pasë aftësinë, forcën dhe resurset për të pengue kundërshtarët dhe të mbrojë anëtarët e saj kundër çdo kërcënimi”, ka thanë Pavel mbramë në Split, në nji konferencë për media mbas nji konference ditore të Komitetit Ushtarak të NATO’s.

Pavel gjithashtu ka paralajmëru3 për rrezikun në Ballkan, tue thanë se situata në këtë pjesë të Europës “asht larg nga qëndrueshmënia”, tue deklarue se “terrorizmi islamik po kërcënon Ballkanin, si dhe ndikimi rus”.

“Bosnja dhe Hercegovina mundet me u ba nji strehë për terrorizmin”, ka thanë Pavel, i cili komentoj edhe zhvillimin e krizës së refugjatëve tue theksue se ai nuk pret valë të mëdha refugjatesh siç kishte ndodhë vitin e kaluem.