Gjenerali i NATO’s: Rusia e Siria po i përdorin refugjatët si armë për destabilizimin e Europës

NATO Supreme Allied Commander Europe and Commander of the U.S. European Command General Philip Breedlove listens to a question during a news conference at the National Defence headquarters in Ottawa May 6, 2014. NATO will have to consider permanently stationing troops in eastern Europe as a result of the increased tension between Russia and Ukraine, the alliance's top military commander Breedlove said on Tuesday. REUTERS/Chris Wattie (CANADA - Tags: POLITICS MILITARY)

Moska dhe Damasku i përdorin qëllimisht refugjatët sirianë si nji armë për destabilizimin e Europës, deklaroi sot shefi i forcave të NATO’s për Europë, gjenerali amerikan Philip Breedlove.

“Së bashku, Rusia dhe regjimi i Bashar al-Assad’it e përdorin qëllimisht migracionin si nji armë për me dobësue dhe thye vendosmëninë e europianëve”, vlerësoi Breedlove përpara Komisionit të Senatit për Trupat Amerikane.

Ai shtoi se “Rusia paraqet nji kërcënim egzistencial afatgjatë për SHBA’t, aleatët dhe partnerët europianë”.

”Në Ukrainë, ajo (Rusia) vazhdon me përdorë gjithë fuqinë e saj për destabilizimin e vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit separatistët kanë krye 71 sulme”, theksoi Breedlove.