Gjenerali Jackson kallxon detaje nga takimi me rusët n’Aeroportin e Prishtinës më 1999

Gjenerali i NATO’s, Sir Michael David Jackson, ish-komandanti i parë i KFOR’it në Kosovë, ka dhanë detaje lidhun me takimin me kontingjentin rus në Aeroportin e Prishtinës në vitin 1999.

Ai ka thanë se ka qenë e vështirë të bisedohet me rusët, por nuk ashtë ba fjalë për Luftën e Tretë Botnore.

Jackson e ka cilësue 11 Qershorin si nji ngjarje të jashtëzakonshme mbasi ka ndodhë lëvizja e kontingjentit rus nga Bosnja tue e cilësue këtë si ndryshim të madh.

“Na e kemi ditë se ata ishin tue ardhë. Kontingjenti rus arriti në aeroport në mëngjes më 12 Qershor dhe kjo ka qenë kur kemi fillue zbarkimin tonë”.

“Unë shkova në aeroport për t’u takue me komandantin rus dhe ishte vështirë që të bisedoja me të mirë. Na arritëm aty dhe ishim në gjendje që të integroheshim me kontingjentitn rus në KFOR, por nuk ka qenë nëse ka me fillue Lufta e Tretë Botnore”.