Gjenerali turk qe e ndihmoi grushtetin asht vra!

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha mbramë vonë se gjenerali Akin Ozturk, i cili e ka ndihmue organizimin e grushtshtetit në këtë vend, asht vra.

Yildirim, për shef të ri të shtatmadhnisë së ushtrisë së Turqisë, e ka emnue gjeneralin, Umi Dundar, mbasi shefi i mëparshëm i shtatmadhnisë, gjeneral Hulusi Akar, asht rrëmbye nga pjesëmarrësit e grushtshtetit.

Autoritetet në Turqi thonë se së paku 60 vetë janë vra gjatë përpjekjes për grushtshtet dhe se 754 persona janë arrestue deri tash.

Në pamjet televizive nga Turqia janë pa ushtarët, që e kishin okupue Sheshin Taksim në Stamboll dhe në Urën e Bosforit gjatë natës, tue u largue nga ana e policisë, ndërsa turma e njerëzve u fishkëllonte ushtarëve.

Nga ana tjetër, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranue se në kryeqytetin Ankara “mbetet“problem i vogël”, ku kryengritësit në pozicione kanë vazhdue me luftue.

Aeroplanët luftarakë kanë hedh bomba në tanket, që ende e ruenin pallatin presidencial dhe parlamentin në kryeqytet.