Gjermanët me rezolutë për armenët, po çka thonë turqit!

Parlamenti i Gjermanisë ka me votue sot për nji rezolutë, që i njeh vrasjet masive të armenëve nga turqit otomanë si gjenocid.

Parlamentaret gjermanë pritet të mbështesin rezolutën simbolike mbi masakrimin e 1.5 milionë armenëve nga forcat otomane, nji shekull ma parë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëru Gjermaninë se miratimi i rezolutës ka me i damtue marrëdhaniet midis dy vendeve.

Turqia refuzon fuqishëm idenë se vrasjet perbajnë gjenocid.

Megjithatë, vrasjet dhe debimi i armenëve nga turqit otomanë konsiderohet gjenocid nga shumë historianë dhe nga së paku 20 shtete.

Turqia thotë se armenët kanë vdek për shkak të konfliktit civil dhe jo përpjekjeve të planifikueme të Qeverisë otomane për të asgjësue pakicën e krishtenë.