Gjermania apel Xhamive, kjo asht arsyeja

Komisioneri gjerman për imigracion, refugjatë dhe integrim ju ka ba thirrje xhamive në tanë vendin me qenë ma aktive kur bahet fjalë për parandalimin e ekstremizmit në mesin e të rijve.

Aydan Ozoguz, gjatë nji interviste për të përditshmen, “Heilbronner Stimme” ka thanë se “na duhet me i mbajtë xhamitë ma shumë përgjegjëse kur bahet fjalë për parandalimin (e ekstremizmit) në mesin e adoleshentëve”.

Thirrja e Ozoguz kundër ekstremizmit islam asht ba mbas katër sulmeve që e kanë tronditë jo vetëm Gjermaninë.

Dy prej tyne janë marrë përsipër nga grupi militant, Shteti Islamik. Sulmuesit kanë qenë azilkërkues që nuk janë rritë në Gjermani.