Gjermania bllokon tubimin e Erdogan’it

Erdogan

Kërkesa e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për me zhvillue nji takim me qytetarët turq në Gjermani përpara samitit të G20 në Hamburg, javën e ardhshme, ka me u refuzue, njoftoi sot ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

”Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kishte kërkue të fliste me qytetarët turq në Gjermani javën e ardhshme”, shtoi ai.

Gjermania dhe vendet e tjera europiane kanë qenë të kujdesshme lidhun me lejimin e vizitave të tilla në të kaluemen për me i shmangë fushatat politike turke në territorin e tyne.