Gjermania dhe Franca përkujtojnë përfundimin e Luftës së Parë Botnore

Ambasada Gjermane dhe Ambasada Franceze në Prishtinë organizojnë manifestimin e përbashkët përkujtimor të nënshkrimit të armëpushimit në Compiègne, i cili i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botnore.

Nënshkrimi i armëpushimit në Compiègne u mbajt më 11 Nandor 1918 ku edhe i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botnore.

Me rastin e përvjetorit të 98 të armëpushimit, Ambasada Gjermane dhe Ambasada Franceze mbrenda nji organizimi të përbashkët kanë me i përkujtue viktimat dhe përfundimin e Luftës së Parë Botnore.