Gjermania dhe Franca reagojnë mbas deklaratave të Erdogan për hapje të kufijve

Presidenti Erdogan sot kërcënoi Europën se ka me i hap dyert për emigrantët për me hy në Europë, nëse bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE bllokohen.

Në përgjigje të vërejtjeve të Erdogan’it, zadhanësja e zojës Merkel, Ulrike Demmer tha se marrëveshja ishte në interes “të tana palëve” dhe se “kërcënimet në të dyja anët nuk janë të dobishme”, transmeton Rrokum.TV.

Franca, gjithashtu kritikoi Erdogan për kërcënimin ndaj Europës.

“Na besojmë se kundërshtimet dhe kërcënimet janë kundërproduktive”, ka thanë zadhënësi i ministrisë së punëve të jashtme franceze, Alexandre Giorgini./Independent