Gjermania, dokumente konfidenciale mbi lidhjen e Turqisë me grupet islamike

Qeveria gjermane thotë se islamizimi i politikës së mbrendshme dhe të jashtme të Turqisë, e ka ba vendin nji zonë qendrore për grupet islamike, simbas nji dokumenti konfidencial të zbuluem nga televizioni shtetnor ARD.

“Si rezultat i rritjes së islamizimit në politikën e mbrendshme dhe të jashtme të Ankaras nga viti 2011, Turqia asht ba nji platformë qendrore për veprim nga grupimet islamike në rajonin e Lindjes së Mesme …”, simbas nji përgjigje zyrtare për nji hetim nga Partia e Majtë.

Dokumenti asht shkrue nga Ministria e Mbrendshme në përgjigje të nji kërkese nga ligjvanësi i Partisë së Majtë, Sevim Dagdelen dhe asht i bazuem në informacionet e dhana nga agjencia sekrete e jashtme gjermane (BND), njoftoi sot ARD.