Gjermania e Franca vijnë me dokumentin “Europa e fuqishme në botën e pasigurt”

Shefat e diplomacive të Gjermanisë dhe Francës e kanë përpilue nji dokument të quejtun “Europa e fuqishme në botën e pasigurt”, mbas vendimit të Britanisë së Madhe që me braktisë BE’në.

Frank-Walter Steinmeier dhe Jean-Marc Ayrault i kanë hartue 9 faqe të planit, në të cilin propozojnë ngritjen e përbashkët të sigurisë europiane dhe forcimin e unitetit ekonomik, transmeton lajmi.net.

Reuters transmeton se Steinmeier dhe Ero në dokument pranojnë se Bashkimi Europian “asht vnue mizorisht në test” dhe shtohet se blloku asht përballë me seri krizash në jug dhe lindje, derisa rritja ekonomike po ngjallet ngadalë.

Agjencia thekson se dy diplomatët, punën në këtë dokument e kanë nisë para se Britania e Madhe me votue për largim nga BE’ja.