Gjermania e merr nji vendim për ushtarët në Kosovë

Qeveria gjermane i ka propozue Bundestagut me vazhdue edhe për nji vit mandatin e ushtrisë gjermane në Kosovë.

Propozimi parashikon dërgimin në Kosovë deri të 800 ushtarëve, e kjo nenkupton  rreth 550 ushtarë ma pak se në misionin e tanishëm.

Në Bundestag asht mbajt t’Ejten leximi i parë i propozimit të qeverisë, por vendimi për vazhdimin konsiderohet si punë e kryeme.

Qeveria gjermane në sugjerimin për vazhdimin e mandatit u referohet vendimeve të NATO’s për përshtatjen e fuqisë ushtarake me zhvillimet në Kosovë.

Kostoja për misionin e ushtrisë gjermane në Kosovë për këtë vit  ka me qenë 41,9 milionë euro.