Gjermania e ndalon zyrtarisht poligaminë dhe martesat e të mitunve!

Askush që vjen në Gjermani nuk ka të drejtë për të vënë rranjët e veta kulturore, apo besimet e tyne fetare, mbi ligjet tona”, asht shpreh ministri gjerman i Drejtësisë Heiko Maas për “Bild”.

Në disa vende islamike, burrat lejohen t’i marrin deri në katër gra, por në Gjermani poligamia ndalohet me ligj.
Shqetësimet për poligami dhe martesat e të mitunve janë rritë së fundi, përderisa Gjermania vazhdon me pranue numra rekord të emigrantëve, shumica e të cilëve vijnë nga vendet myslimane.

Ligji në Gjermani e thotë qartë: Askujt nuk i lejohet të martohet ma shumë se me nji person në të njajtën kohë, dhe kjo vlen edhe për mbërritjet e fundit në këtë vend.

“Na nuk mund të tolerojmë martesat e detyrueme, e sidomos nëse ato përfshijnë vajzat nën moshën e lejueme”, ka theksue Maas.

Bild raporton se vetëm shteti i Bavarisë ka regjistrue deri tash 550 raste të nuseve në moshë të mitun nën 18 vjet dhe 161 nën 16 vjet, ndër azilkërkuesit të cilët kanë arritë në valën e fundit të migrimeve.

Në Gjermani, mosha minimale për martesë asht 18 vjet, por asht e mundun që të martohen edhe 16 dhe 17 vjet, nëse familja jep leje dhe njani prej tyne asht së paku 18 vjet.