Gjermania e ‘prene’ për Serbinë, çka i thotë për Kosovën!

Sikur ka thanë njani nga deputetët nga koalicioni qeverisës CDU/CSU, “udhëheqjes së shtetit serb, para dy vitesh u ishte thanë se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë nji nga kushtet që Serbia me u pranue në BE”.

Simbas fjalëve të nji bashkëbiseduesi të Danas, i cili ka dasht të mbetet anonim, ky qendrim i Gjermanisë i ishte komunikue palës serbe, kur ishte diskutue për marrëveshjen e Brukselit në mes të Serbisë dhe Kosovës, raporton Telegrafi.

“Atëherë na thanë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE, nëse Serbia nuk e pranon që Kosova të bahet anëtare me të drejta të plota e OKB’s.

Megjithatë, kjo mbetet nji çashtje e hapun në partinë time, sepse ka mendime të ndryshme të deputetëve të Bundestagut”, citohet të ketë thanë ky zyrtar gjerman.

Ai ka shtue se asht “koha për me fillue procesin e njohjes së anëtarësimit të Kosovës n’OKB” për me i “bind njerëzit në Partinë Progresive Serbe me ra dakord për këtë kerkesë”, si dhe për me “përgadit publikun në Serbi për këtë vendim”.

“Na duhet për me bisedue me kryeministrin Vucic dhe palët të tjera në Serbi, ma shumë rreth asaj se çka do të thotë normalizim të marrëdhanieve me Kosovën. Kur kemi pyet zyrtarët serbë nuk kanë pasë përgjigje. Për neve, normalizimi i marrëdhanieve mes Serbisë dhe Kosovës do të thotë që Kosova të jetë anëtare e OKB’s”, thotë ky zyrtar, përcjellin mediat serbe.