Gjermania e shqetësueme me qendrimet e François Fillon

Persektiva e François Fillon për marrjen e presidencës franceze ka ngjallë shqetësimin e Gjermanisë, ku qasja e tij ruse mundet me krijue nji aleancë të pakandshme për Angela Merkel.

Në mënyrë të përgjithshme, nji fitore e trimfuesit të ri të së djathtës franceze gjatë presidencialeve të pranverës 2017, madje vetë sondazhet e kanë parashikue nji fakt të tillë mbas suksesit të shënuem në parapraket e së djathtës nji ditë ma parë, kanë me pasë nji ndikim lehtësues në Berlin, partneri kryesor i Parisit në Europë, përballë rritjes së populizmit në tanë Europën.

Çdo kandidaturë e mundshme franceze përveç asaj të Marine Le Pen kishte me qenë nji lajm i mirë për qeverinë gjermane”, theksoi Stefani Weiss, analist i çashtjeve europiane në Fondacionin Bertelsmann.