Gjermania gati me marrë këtë vendim kundër Erdogan’it

Erdogan

Ngrimja e pasunisë, e cila i takon presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, mundet me qenë opcion për Berlinin, si pasojë e ngritjes së tensioneve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë.

Deklarata asht ba nga zadhanësi i Komisionit për çashtje të jashtme në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman Roderich Kiesewetter.

Ai ka thanë për radiostacionin “RBB”, se nji masë e tillë duhet me qenë prodhim i vendimit të balancuem të Bashkimit Europian në tanësi dhe se nji veprim i tillë kishte me paraqitë zgjidhje afatgjate.

“Mendoj se asht e mundun të ngrihet pasunia e klanit Erdogan jashtë vendit. Na po ngrijmë pasuninë e oligarkëve rusë dhe për çashtjen e Turqisë nuk po bajmë asgja”, ka thanë Kiesewetter, i cili asht anëtar i Partisë Demo-kristiane të kancelares gjermane, Angela Merkel.