Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën (foto)

Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets, sot gjatë nji takimi lamtumirës me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehe mbështetjen e matejshme të vendit të saj për Kosovën.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, e falënderoi ambasadoren Viets për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet dy vendeve, dhe për mbështetjen që Qeveria gjermane ka ofrue për proceset demokratike dhe europiane të Kosovës.

Tue theksue se Gjermania mbetet nji ndër partnerët kryesorë strategjikë të Kosovës, kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për me vazhdue bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

mustafa3