Gjermania lejon martesat e çifteve të gjinisë së njajtë

Parlamenti i Gjermanisë ka votue pro legalizimit të martesave të çifteve të gjinisë së njajtë.

Votimi ishte thirrë nga Partia Social-Demokrate (SDP), të mbështetun nga amandamenti ‘martesë për të gjithë’, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ky votim mori përkrahje të madhe në Bundestagun gjerman nga Partia e Majtë dhe ajo e Gjelbërt.

Kancelarja Angela Merkel e ka akuzue SDP’n se po e sulmon atë me këtë votim.

SDP dhe partia e Merkel, CDU, janë partnere në koalicionin qeverisës në Gjermani.

Kjo çashtje ka shkaktue përçamje edhe në partinë e Merkel, e cila vazhdon të jetë ma e madhja në Parlamentin gjerman, kurse sondazhet kanë tregue se Merkel asht n’epërsi para zgjedhjeve federale të Shtatorit.