Gjermania mbyll ambasadën n’Ankara dhe konsullatën në Stamboll

Gjermania ka mbyll ambasadën e saj n’Ankara dhe konsullatën në Stamboll për shkak të kercënimeve për nji sulm të mundshëm, bani të ditun Ministria e Jashtme gjermane.

Gjithashtu, edhe shkolla gjermane në Stamboll asht mbyll mbas nji “paralajmërimi të pakonfirmuem”.

Gazeta “Die Welle” i referohet nji e-maili të derguem nga Konsullata Gjermane, simbas të cilit këto janë masa parandaluese dhe të gjithë qytetarët gjermanë duhet të bajnë kujdes.

Alarmi vjen pak ditë mbasi nji atentat me bombë në mes të Ankarasë la të vdekun 37 njerëz dhe plagosi 125 të tjerë.

Pergjegjësinë për sulmin vetëvrasës e mori nji grup kurd.