Gjermania me masa të reja ndaj migrantëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot njoftoi se Qeveria ka aprovue masa të reja, të cilat kane me ndihmue vendin rreth integrimit të rreth 1.1 milion migrantëve, ardhja e të cilëve u regjistrue gjatë vitit të kaluem.

Merkel theksoi se masat e reja kane me i balancue “mundësitë dhe detyrimet” e migrantëve.

“Mendoj se kjo asht nji kthesë”, tha Merkel.

Masat përfshijnë zgjanimin e kurseve për migrantë dhe uljen e kohës së pritjeve për kurset integruese, me theks te mësimi i gjuhës gjermane.

Masat duhet me i aprovue edhe Parlamenti gjerman.