Gjermania miraton rezolutën që vrasja e armenianëve në vitin 1915 ishte gjenocid

 

Mbi 1.5 milionë armenianë u vranë mizorisht nga Otomanët në Luftën e Parë Botnore

 

Parlamenti gjerman vendose per miratimin e  rezolutes qe deklaron se vrasja masive e armenianeve nga otomanet turq gjate Luftes se Pare Botnore ishte ‘gjenocid’.

Mirepo, Turqia kundershton rezoluten e Bundestagut dhe paralajmeron per prishje te lidhjes mes dy vendeve.

Armenianet thone se afer 1.5 milione njerez te tyne vdiqen nga barbarizmi i vitit 1915, kurse turqit thone se numri i armenianeve asht shume ma i vogel dhe refuzojne perdorimin e termit ‘gjenocid’.

Mbi 20 shtete, perfshi Franca, Rudisa dhe Papa Francesku kane kualifikue vrasjet e vitit 1915 si gjenocid.

Turqia mohon qe kishte kampanje sistematike per shfarosjen e armenianeve si grup etnik gjate Luftes se Pare Botnore, meqenese edhe shume civile turq vrane nga trazinat kur ra Perandoria Otomane.

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ishte e pranishme ne parlament gjate votimit. Por,  partia e saj e Demokrateve Kristiane (CDU) bashke me partneret e koalicionit mbeshtesin rezoluten.