Gjermania nxjerr paren me vlerë zero, qe pse ju duhet dhe sa kushton

Gjermania ka nxjerrë nji seri të re paresh me nji vlerë prej 0 eurosh. Pëlqimin për këtë e ka dhanë Banka Qendrore Europiane, dhe kartëmonedhat kanë me u shitë si suvenire.

Me nji vlerë prej 0 euro, kartëmonedha nuk ka vlerë dhe nuk mundet me u përdorë për tregti, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, kartëmonedhat shtypen në të njajtën letër si të gjitha banknotat tjera me masat mbrojtëse të sistemit të rregullt dhe të aplikuem, tue përfshi hologramë dhe filigranë.

Janë ba gjithsej 5.000 kartëmonedha. Ato tashma munden me u ble dhe kushtojnë 2.5 euro.