Gjermania paralajmëron krejt gjermanët që udhëtojnë drejt Turqisë: Jeni në rrezik…

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lshue nji paralajmërim të ri për shtetasit gjermanë që duen me udhëtue në Turqi, tue thanë se ata rrezikojnë me u arrestue në mënyrë arbitrare, madje edhe në zonat turistike të vendit.

Përforcimi i paralajmërimit për udhëtimet pason arrestimin e 11 gjermanëve nga autoritetet turke. Berlini i ka konsiderue arrestimet si veprime të motivueme politikisht.

Qeveria gjermane thotë se 11 gjermanët e ndaluem po trajtohen si të burgosun politikë në Turqi, gja që ka tensionue ma tej marrëdhaniet tashma të përkeqësueme mes dy vendeve.

Të arrestuemit përfshijnë gazetarin turko-gjerman, Deniz Yucel, korrespondent i të përditshmes gjermane Die Welt, i cili asht paraburgosë pa akuzë për ma shumë se 200 ditë.