Gjermania: Serbia, jo në BE pa i normalizue marrëdhaniet me Kosovën!

Kur Serbia të bahet anëtare e Bashkimit Europian, me Kosovën çdo gja duhet me qenë e qartë, ka thanë ministri për BE në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Michael Roth.

Roth n’intervistën për gazetën e Beogradit “Blic” ka theksue se marrëdhaniet e Serbisë me Kosovën para anëtarësimit në BE duhet që “juridikisht dhe detyrimisht të jenë të normalizueme”.

Ai ka thanë kështu tue u përgjigj në pyetjen nëse Serbia asht e detyrueme me njoftë Kosovën para hymjes në Bashkimin Europian.

“Edhe Kosova e ka perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Nuk guxojmë me lejue importimin e konflikteve bilaterale. Normalizimi duhet me avancue sepse me të përmirësohet jeta e përditshme e qytetarëve serbë dhe e kosovarëve”, ka thanë Roth.