Gjermania shpreson se President Thaçi ka me i dhane fund krizës politike

5 ditë mbas inaugurimit të President të Republikës, Hashim Thaçit vazhdojnë me i ardhë urimet e liderëve nga vende të ndryshme të botës.

Në mesin e urimeve të ardhuna sot, asht edhe ai i Presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauck, në letrën e së cilit thuhet se te Presidenti Thaçi asht shpresa për nji ndërmjetësim ndërmjet forcave politike të vendit dhe se Gjermania ka me vazhdue me qendrue përkrah Kosovës si mike e besueshme dhe partnere mbështetëse.

Ndërkohë Kryeminstri i Luxenburgut Xavvier Bettel, përmes nji letre urimi shprehet i bindun për forcimin e matejmë të lidhjeve miqësore mes dy shteteve dhe popujve.

E në letrën e urimit të Kryeministrit Holandez Mark Rutte, thuhet se lidershipi i të parit të vendit ka me qene kyç në nxitjen e zhvillimit dhe stabilitetit në vendit.

Letër urimi për Thaçin ka ardhë edhe nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe nga kryediplomati i Çekisë Lubomír Zaoráleki, cili thotë se asht kenaqësi e veçantë me punue me Thaçin në forcimin e marredhanieve mes dy vendeve.

Krahas shteteve të medha të Europës, letër urimi për Thaçin sot ka ardhë edhe nga shteti-ishull i Naurusë, me 21 kilometra katrorë dhe 9,488 banorë, në qendër të Oqeanit Paqsor.

Në urimin e Presidentit të Naurusë, Baron Divavesi Waqa, shprehet bindja se gjatë mandatit të Thaçit si President marradhëniet miqësore midis dy shteteve kanë me vazhdue me lulëzue në të mirë të të dy popujve.

Ndërkaq sot gjatë ditës, Presidenti ka pritë në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm për Çashtje Ekonomike Ndërkombëtare të Greqisë, Giorgos Tsipras, ky i fundit përsëriti ftesën për hapjen e zyrës së Kosovës në Athinë.