Gjermania ‘shuplakë’ Erdoganit: Ja ndalon fjalimin në Koln

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë asht ndalue fjalimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan para të pranishmëve që kanë me u mbledhë në tubimin “për demokraci kundër grushtit të shtetit”, i cili ka me u mbajtë sot në Koln, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatori i tubimit asht Platforma për demokraci kundër grushtit të shtetit.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot pritej që përmes nji telekonference me ju drejtue të pranishmëve në tubimin që ishte parapa për ora 15:00 në Deutzer Werft.

Megjithatë, kjo nuk u lejue për shkak të “shqetësimit të policisë së Kolnit për sigurinë e qytetarëve”.

Përfaqësuesit e platformës ju drejtuen gjykatës lokale, mbasi që edhe kjo ja rrefuzoi kërkesën, organizatorët ju drejtuen gjykatës ma të naltë.

Gjykata e Naltë vendosi në favor të policisë, mbas së cilës kërkesa ju dërgue Gjykatës Kushtetuese.

Edhe Gjykata Kushtetuese u shpreh se policia ka të drejtë dhe mbështeti vendimet e marra ma parë.