Gjermania u gjen punë 800 kosovarëve

Nga 500 deri në 800 asht numri i personave që kanë me mujtë me gjetë punë gjatë Javës gjermane të investimeve dhe të punësimit.

Kështu tha sot, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë prezantimit të kësaj nisme të përbashkët me Gjermaninë.

E Ambasadorja Gjermane Angelika Viets, u shpreh e kënaqun me zhvillimet e fundit në Kosovë, tu’ shtue se çashtja më e randësishme për vendin tonë asht ekonomia.

Këta investitorë nga Gjermania janë optimistë. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ka krijue mundësi shumë të mira dhe na jemi optimist se ka me pasë shume raste te mira për Kosovën, pamvaresisht avantazheve krahasue me tregun e fuqisë punëtore.

Ndërsa investitori gjerman, Klaus Jurgen Lotz, tha se në Kosovë duhet me u krijue shanse më të mira të punësimit dhe shkollimit.

Nuk duhet me kërkue vetëm viza, por mundësi punesimi në Kosovë, – tha ai.