Gjermanisë i kane “humb” 142 mijë refugjatë

Revista gjermane “Süddeutsche Zeitung” raporton se gati 1 në 8 refugjatë zhduken nga radari i autoriteteve.
Afër 13% e refugjatëve të regjistruem nuk u paraqitën në qendrat e pranimit gjatë vitit të kaluem.
Opozita ka reague për çashtjen në fjalë tue i kërkue shpjegime Qeverisë se çka ka ndodh me këta njerëz, nëse kane kalue në ilegalitet në nji vend tjetër apo janë regjistrue gabim.
Ministria e Mbrendshme gjermane thekson si arsye të mundshme vazhdimin e udhëtimit të refugjatëve në vende tjera, por edhe kalimin e tyne në ilegalitet.

Përndryshe, gjatë 2015’s në Gjermani u regjistruen 1.1 milionë refugjatë me të ashtuquejtunin system “EASY”, i cili bane shpërndamjen e parë të emigrantëve.
E nga llogaritjet del se gjermanëve ju kanë “humb” 142 mijë refugjatë. /Shekulli/