Gjetaj: Zbogar nuk të provokoj – kthenani trupat e zhdukun!

Kanë kalue 17 vjet dhe ende familjet me lotë në sy qëndrojnë pranë varreve të zbrazëta, me shpresën se trupat e pagjetun të bijëve e burrave të tyne kanë me u kthye sa ma shpejtë në atdhe.
27 Prilli i vitit 1999’, ishte dita kur pushteti serb lëshoi pushkët dhe tanket drejt Mejës, për me masakrue shqiptarë, disa prej të cilëve i morën mas vete për të mos i kthye ma në vendlindje.

Si çdo vit, edhe kësaj here në këtë vend, u organizue nji akademi përkujtimore, nga foltorja e së cilës u adresuen zana të dhimbjes drejt qeverisjes dhe ndërkombëtarëve, për zbardhjen e fatit të të zhdukunve.

Edhe pse dje në Komisionin e të Pagjetunve u kritikue puna e institucioneve shtetnore se nuk po merrën me këtë kategori, sot ndryshe tha Presidenti Thaçi, i mbajti fjalën kryesore në këtë manifestim.
Ma tej, Presidenti u zotue se me postin e ri, shumë shpejt ka me sjellë drejtësi në Kosovë.

Ndërsa kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjetunit, Prenk Gjetaj, kërkoi drejtpërdrejt nga Shefi i BE’s në Kosovë, Samuel Zbogar, që me ba presion ndërkombëtar dhe me u gjetë nji zgjidhje.
Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjetunve, Bajram Cerkini, i cili u shreh pesimist ndaj organeve shtetnore, kërkoi llogari nga ndërkombëtaret, tue i akuzue ata se po i mbrojnë serbët.
Ma tej Çerkini kërkoi nga të gjithë, që simbas tij po e neglizhojnë këtë temë, që me u vu’ në pozitën e tyne e me ndi se çka asht me pasë të zhdukun djalin, burrin, gjyshin, babën ose këdo…

Përveç kthimit të trupave të pagjetun, Nënkryetari i Gjakovës, por edhe Prenk Gjetaj, Bajram Çerkini dhe familjarët e tjerë, kërkuen nga shteti që me çue deri në fund ngritjen e nji memoriali përkujtimor në Lëndinën e Mejes.