Gjithçka gati për 8 Prill, por ende nuk dihen mysafirët

Mandati i plotë i Presidentës, Atifete Jahjaga ia ka mundësue Republikes së Kosovës që për herë të parë në historinë e saj, pranim dorëzimin e detyrës së Presidentit të bahet me nji ceremoni.

E rolin kryesor në këtë shfaqje të papame ndonjiherë në Kosovë ka me e pasë, ish/Kryeministri i Kosovës dhe themeluesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi apo si njihet ndryshe si kundërshtari ma i madh politik, i Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Ardhja e Thaçit në këtë post, në nji formë hiq të lehtë, me shumë protesta e kundërshtime ndaj tij, me ndryshime drastike të numrit të votave nga raundi në raund, si duket ka me mbetë e harrueme,nga 8 Prilli e andej.

Presidenti në ardhje, kishte paralajmrue kohë ma parë se ka dërgue ftesa te shumë zyrtarë të rangut të naltë në rajon e gjetiu. Madje ai kishte pranue se i ka dërgue ftesë edhe Presidentit serb, Tomislav Nikolic.

Mirëpo i njajti kishte ironizue ditë ma parë me nderin që ia kishte ba Thaçi. Simbas Nikolicit ai nuk merr pjesë në inaugurimin e nji Presidentit të nji shteti të paqenë.Televizioni Rrokum rreth 1 javë ma parë i ka nis disa pyetje te zyret e Presidentëve të Rajonit, mirëpo të njajtit nuk kishin pranue me u përgjigjë, përveç, Presidentës Kroate Kolinda Grabar-Kitarović, zyra e së cilës e ka konfirmue për Televizionin Rrokum se kanë marrë ftesë për këtë ceremoni, mirëpo që ende nuk kanë marrë ndonji vendim.

“Na dëshirojmë të ju informojmë se Presidentja Grabar-Kitaroviç ka marrë ftesën dhe ju do të njoftoheni në kohën e duhun në lidhje me pjesëmarrjen e Presidentës në ceremoninë e lartpërmendun”

Madje as zyra e Presidentit shqipëtar, Bujar Nishanit nuk ka kthye përgjigjje.

Se a ka pranue ndonji figurë e naltë shtetnore e vendeve të Rajonit e Europës për ta nderue Presidentin në ardhje, Hashim Thaçin, ende nuk ka ndonji njoftim zyrtarë.

Mirëpo ditë ma parë, shefi i grupit parlamentarë të ish/paritsë së Thaçit dhe njani prej lobuesve ma t’mdhaj në Kuvend për t’ia sigurue atij votat e duhuna për President, Adem Grabovci tha për Televizionin Rrokum se janë ba t’gjitha përgatitjet për këtë ceremoni dhe simbas tij kanë me marrë pjesë shumë President të rajonit e burrështetat të shteteve mike, mirëpo që nuk ka pranue me konfirmue asnja prej tyne me emna.

Ndërkohë burime të afërta me Presidentit në ardhje, i kanë thanë Televizionit Rrokum se tashmë dihet krejt sakte edhe vendi ku ka me u mbajtë ceremonia. Janë ba të gjitha matjet e terenit, e gjithë planimetria asht gati, çdo detaj, çdo ulëse, mirëpo siç thotë ky burim, për çashtje sigurie së bashku me Policinë kanë vendosë që mos me ba publike planimetrinë e 8 Prillit.

Mirëpo se kush ka me qenë me 8 në Kosovë, kemi me e pa veç atë ditë.