Rama thotë se Shqipnia asht avokati ma i fuqishëm i Kosovës!

Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama gjatë fillimit të mbledhjes së dy qeverive asaj të Shqipnisë dhe Kosovës ka theksue se të dy qeveritë kishin fillue nji rrugëtim në vitin 2014 që ka krijue tash nji hapësinë të re dhe të jashtëzakonshëm bashkëpunimi.

“Nji tokë nji popull dhe nji andërr e përbashkët së bashku kemi transformue kufinin nga nji hendek në nji urë bashkëpunimi që po forcohet dita e ditës”, ka thanë Rama.

Po ashtu Rama ka theksue se Shqipnia asht avokati ma i fuqishëm i Kosovës n’aleancën luftarake.

“Lajmi për viza na ka çlirue krejteve dhe nderkohë që njohja nga UEFA e FIFA qeli kapitull të ri për Kosovën dhe vetëdijesimin e gjithkujt që e sheh Kosovën me bisht të synit”, ka thanë Rama.

Kosova shtëpi e shqiptarëve. Mustafa: Faleminderit për mbeshtetje vllaznore!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u deshiroi mirëseardhje vllaznore kabinetit të Shqipnisë, tue thanë se Kosova asht shtëpia e tyne dhe tue shpreh dëshirën që takimet e tilla të jenë ma të shpeshta.

Ai ka theksue se takimi i sotëm asht deshmi se shtetet shqiptare po bahen pjesë e nji koncepti universal dhe euroatlantik.

“Thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve asht në interes të qytetarëve. Ky asht rast i mirë të falënderoj qeverinë, kryeministrin, institucionet dhe qytetarët për mbështetjen vllaznore që kemi pas nga ju gjatë krejt proceseve që kemi kalue’, ka thanë Mustafa.
Ai ka shtue se Shqipnia po forcon identitetin e Kosovës dhe se dy qeveritë kanë pergjegjësi me u përkujdes për fatin e shqiptarëve edhe jashtë vendit.
“Mbledhja e sotme asht proces eurointegrues për të cilin jemi përkushtue krejt.

Na jemi për dialog me të gjithë e edhe me Serbinë, për fqinjësi të mirë dhe korrekte me të gjithë. Na nuk konsiderojmë se me demarkacion po ja falim tokën Malin e Zi, por po shenojmë nji vijë kufitare mes dy shteteve”, tha ai.

Nis mbledhja e dy qeverive, qe qysh doket ajo!

Tashma te dy delegacionet, ai i Kosoves dhe ai i Shqipnise i kane zane vendet e tyne ku po mbahet mbledhja mes dy qeverive ne Biblioteken Kombetare “Pjeter Bogdani” ne Prishtine.

Mbrrin delegacioni shqiptar, pritet nga ai i Kosovës!

Delegacioni i Shqipnisë, ka mbërri tashma në Bibliotekën Kombëtare ku asht prit nga ai kosovar.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipnisë përshëndeten ministrat e dy kabineteve.

Me nji pritje ceremoniale dhe intonimin e himneve kombëtare të Shqipnisë e Kosovës, delegacionet filluen me hye mbrenda.

 

Gjithçka gati për mbledhjen e dy qeverive n’Prishtinë

Delegacioni kosovar, i kryesuem nga kryeministri Isa Mustafa, tashma ka mbërri te Biblioteka Kombëtare, ku pritet me u mbajt mbledhja e dy Qeverive shqiptare.

Edhe delegacioni i Shqipnisë ka mbërri në Prishtinë për mbledhjen mes dy qeverive.

Mbledhja e dy qeverive ka me u zhvillue në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Pogdani”.

Këto dy delegacione kanë me nënshkrue marrëveshjeve të perbashkët tue fillue prej ores 12:20.

 

isarama

 

1-gardaa