Gjuha Shqipe në mesin e gjuhëve kritike n’Universitetin e Arizonës

Në Arionza të Shteteve të Bashkueme që 15 vjet mësohet edhe shqip.

Instituti i Gjuhëve Kritike në Universitetit e Arizonës këtë vit shenon 15-vjetorin e mësimëdhanies së gjuhës shqipe, e cila jepet qysh nga viti 2002, shkruen Metro.

Qeveria amerikane e fut në listë edhe gjuhën shqipe në mesin e gjuhëve kritike, tue e pa si nji kërkesë e profesionistëve për me studiue rreth kësaj gjuhe.

Krahas nji interesi kulturor, dukshëm ka interesa të tjera që lidhen me nevojën për me mësue shqipen, që favorizohet edhe prej pozitës gjeografike të vendit.

Gjuha shqipe në Universitetin e Arizonës mbahet nëpër kurse intensive verore, dhe asht e hapun për të gjithë.

Universiteti i Arizonës asht nji universitet hulumtues publik në Tucson, Arizona, në Shtetet e Bashkueme.

Asht themelue në vitin 1885, UA ishte universiteti i parë në territorin e Arizonës, dhe asht ndër ma të mirët.