Gjuhet me vo për të dyten herë Arban Abrashi

Arban Abrashi ministër i punës dhe mirëqënies sociale asht gjuejt sot me vo teksa po dilte nga objekti i Qeverisë së Kosovës ku mori pjesë në mbledhjen e sotme të egzekutivit.

 

Kjo asht hera e dytë që Abrashi sulmohet me vo.

Gjatë Tetorit të vitit ai ishte sulmue me vo nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes, derisa po dilte nga Televizioni Rrokum.

 

Vezë mbi Arban AbrashinSot rreth orës 10:30, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! hodhën vezë mbi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e kësaj qeverie kriminale, Arban Abrashin. Abrashi, sikurse ky kabinet qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova. Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja.9 mars 2016Lëvizja VETËVENDOSJE!

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, March 9, 2016