Gjuric kercënon qeverinë e tij: Nëse pranohet marrëveshja për telekomin, unë jap dorëheqje!

Para Serbisë, kur bahet fjalë për Kosovën, asht vendos ultimatum i randë dhe serioz, sepse kerkohet që të hiqet dorë nga “pasunia” e Telekomit të Serbisë në Kosovë.

Këtë e ka thanë drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, tue shtue se Beogradi deri të Diellën duhet me u deklarue nëse e pranon ose jo “propozimin e projektmarrëveshjes për telekomunikacionin”.

Djuric u ka thanë gazetarëve që simbas bindjes së tij të thellë ky ultimatum asht i papranueshëm, që as si negociator e as si serb nuk mundet me pranue që Serbia me heqë dorë “nga pasunia e saj në Kosovë”, tue paralajmërue, se nëse qeveria, e cila e mbështetë pa asnji rezerve, vendos ndryshe, ai do të jetë i detyruem me u largue nga funksioni i kryenegociatorit serb në bisedime me Kosovën dhe nga funksioni i drejtorit të zyrës për Kosovën.
Si ka thanë ai në Qeverinë e Serbisë po vazhdojnë bisedimet e veshtira dhe të randa se si duhet me u shkue tutje me këtë.