Gjykata anulon zgjedhjet presidenciale n’Austri, çka ndodh tash!

Gjykata e Naltë e Austrisë i ka anulue zgjedhjet presidenciale të muejit të kaluem, të cilat i humbi kandidati i partisë së ekstremit të djathtë (Partia e Lirisë), me nji rezultat shumë të ngushtë.

BBC njofton se kjo parti i kishte kontestue rezultatet, tue thanë se votat me postë ishin trajtue në mënyrë të paligjshme.

Kandidati i Partisë së Lirisë, Norbet Hofer, i humbi zgjedhjet kundër ish-liderit të Gjelbërve, Alezander Va nder Bellen, për vetëm nji përqind.

Tash, zgjedhjet do të riorganizohen.