Gjykata e Apelit: Ky asht vendimi për ish komandantin e përgjithshëm të UÇK’s, Sylejman Selimi dhe të tjerët

Vetëm nji vit burgim i asht heqë nga Apeli, ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK’s, Sylejman Selimi. Kjo gjykatë i ka mbështetë 7 vjet të tjera të shqiptueme ndaj Selimit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, në aktgjykimin e saj të 27 Majit 2016, në rastin e njohun për krime lufte ‘Drenica II’. Ky asht vendimi ma i randë që mbetet në fuqi ndaj nji udhëheqësi të UÇK’s.

Ulja e dënimit, për vetëm nji vit, ndaj ish-ambasadorit të Kosovës në Tiranë asht i vetmi ndryshim në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, publikimin e të cilit e ka njoftue avokati Tomë Gashi.

Në rastin ‘Drenica 2’ të dënuem tjerë për krime lufte janë: Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muej burgim, Zeqir e Jahir Demaku me nga 6 vjet burgim, Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj me nga 3 vjet burgim. Po ashtu, kryetari i Drenasit asht i dënuem me 3 vjet burgim dhe vëllau i tij, deputeti i PDK’s, Nexhat Demaku me po 3 vjet burgim.