Gjykata e Apelit merr vendim për Glauk Konjufcën

Gjykata e Apelit e ka lanë në fuqi masën e arrestit shtëpiak, ndaj të pandehunit G. K.

Në këtë mënyrë, asht refuzue si e pabazueme ankesa e mbrojtësit të tij, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.09.2016.

Simbas këtij aktvendimi, të pandehunit në fjalë i asht vazhdue masa e arrestit shtëpiak, prej nji mueji, për shkak të dyshimit të bazuem se ka krye veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryemjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409 i te njajtit kod.