Gjykata e Beogradit, 30 ditë paraburgim për Hilmi Kelmendin

30 ditë paraburgim i janë shqiptue kosovarit Hilmi Kelmendi nga Gjykata e Beogradit.

Ai u arrestue natën mes së Premtes dhe të Shtunës teksa po vinte në pushime në Kosovë nga Gjermania.
Familjarët e Kelmendit i kanë thanë mediave se edhe vetë prokuroria në akuzën e tyne thotë se pretendimet për gjoja krime lufte janë pjesërisht të bazueme.

Hilmiu, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Beograd, ishte me qendrim të perhershëm në Gjermani, por ende nuk e kishte fitue shtetësinë.

Për rastin deri tash ka reague vetëm Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila u ka ba thirrje shqiptarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nepër Serbi në këtë kohë.