Gjykata e Gjilanit merr landën kundër kryetarit të Prizrenit

Gjykata e Apelit e Kosovës, tue vendosë lidhun më kërkesën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, ka caktue Gjykatën Themelore në Gjilan – Departamentit i Krimeve të Randa, si kompetente territoriale, për gjykimin e çashtjes, kundër të akuzuemve R.M.,S.P.,A.A.,K.U.,A.T. dhe M.K.

Këta të fundit akuzohen për shkak të veprës penale ‘Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit’.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, kishte kërkue nga Gjykata e Apelit që kjo çashtje penale, m’i kalue në kompetencë ndonji gjykate tjetër, me arsyetimin se njana nga veprat për të cilat akuzohet i akuzuemi R.M., asht kallxim penal i parashtruem nga Gjykata Themelore në Prizren, për pengimin e punës në gjykatë, me rastin e ndalimit të pjesëmarrjes se ekspertëve – gjeodetëve në seancat gjyqësore, ku kryetari i gjykatës dhe nji gjyqtarë janë ndigjue si dëshmitarë.

Shperndaje në: