Gjykata federale në Virginia vendos për fatin e hakerit kosovar Ardit Ferizi

Hakeri kosovar Ardit Ferizi, i cili dyshohet se i kishte ndihmue grupit terrorist ISIS tue iu sigurue emnat e ma shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm, mund të dënohet deri në 25 vjet burgim.|

25-vjeçari i lindun në Kosovë, ishte arrestue vitin e kaluem në Malajzi dhe të Premten pritet me ju caktue denimi në gjykatën federale në Virginia

Ai u ba personi i parë në Amerikë që u denue për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi e hakoi nji kompani private dhe i nxori emnat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të ma shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil.

Më pas shteti Islamik i kishte publikue këto emna me kërcënimin për me sulmue.

Prokurorët kërkojnë dënimin maksimal prej 25 vjetësh, ndërsa avokatët mbrojtës të kosovarit thonë se Ferizi nuk pretendoi me ba ndonji gja të keqe dhe po kërkojnë nji denim gjashtëvjeçar.