Gjykata “fundos” imamët: 126 vjet burg për 9 vetë

gjykata.jpg

126 vjet burg.

Ky asht dënimi që Gjykata e Krimeve të Randa në Tiranë, dha para nji ore për 9 imamët e vetëshpallun, e të akuzuem për nxitje të terrorizmit, përmes rektutimit të luftëtarëve për ISIS.

Dënimi ma i ulët asht për Astrit Tolën, me 7 vjet, ndërsa ma madhi për Bujar Hysën, me 18 vjet burg.

Dënimet tjera, janë si ma poshtë:

Genc Balla e Gert Pashai me 17 vjet burg.
Zeqir Ymeri me 16 vjet.
Orjon Reçi, Verdi Morava dhe Edmond Balla, me 13 vjet burg, ndërsa
Fadil Muslimani me 12 vjet burg.

Vendimi surprizë i trupit gjykues u prit me thirrje e kërcënime për gjykatën nga të pandehunit e familjarët e tyne. Të dënuemit janë irritue jashtë mase me vendimin, si dhe kanë përmendë fjalë arabisht.

Madje nuk kanë mungue as kërcënimet ndaj gjykatëses, se shumë shpejt kanë me e marrë dënimin.

Ndërkaq, avokati i 9 të dënuemve tha mbas seancës, se vendimi mundet me acarue gjendjen në Republikën e Shqipnisë, sepse asht kundër besimit dhe kundër asaj që ndiejnë besimtarët.

Tue e quejtë shkelje dhanien e vendimit jashtë orarit zyrtar, ai paralajmëroi apelimin e dënimit.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Randa kërkoi 152 vite burg për 9 të pandehurit.