Gjykata ja çon nji ‘selam’ të preme Kurtit!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për shtymjen e seancës ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, vitin e kaluem.

Arsyeja e kësaj shtyemje asht mos pjesëmarrja e deputeteve të PDK’s Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra.

Ato pritej me deshmue kundër kolegëve të tyne Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit e Faton Topalli e Albin Kurti, si palë e damtueme në këtë rast.

Gjithashtu në seancë mungoi edhe Albin Kurti, për të cilin Gjykata vendosi me dorëzue ftesë të rregullt për seancën e radhës, por nëse do të ketë mungesë persëri ajo ka me leshue urdhnesë për paraburgim.