Gjykata Kushtetuese e rrxon kërkesën e Behgjet Pacollit

pacolliroll

Gjykata Kushtetuese e shpalli të papranueshme kërkesën e ish-Presidentit të Republikës, Behgjet Pacolli, për vlerësimin e kushtetutshmënisë për moszbatimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës së 7 Prillit 2011.

Kjo rezolutë e miratueme nga Kuvendi i Kosovës, ka të bajë me ndryshimet e amendamenteve kushtetuese dhe legjislacionin e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit te Republikës së Kosovës, drejtpërdrejt nga qytetaret e Kosovës.

Rezoluta në fjalë ishte nxjerrë nga Kuvendi në mbështetje të Memorandumit të nënshkruem ndërmjet Behgjet Pacollit, Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, të lidhun me 6 Prill 2011.

Në pikën 26 të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruen se Pacolli kërkon që përfundimisht me i vërtetue shkeljet e lirive dhe te drejtave të tij dhe në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese me obligue Kuvendin që me zbatue Rezolutën NR. 04-R-02.

Kërkesa e tij konsiston që Gjykata Kushtetuese me obligue Kuvendin e Kosovës me zbatue procedurën e matutjeshme të votimit të amendamenteve të propozueme për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, pa e paragjykue rezultatin e votimit dhe tue respektue mandatin e lire te deputeteve dhe parimet e tjera Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese në pikën e 36 të sj, vëren se ndër tjera, Pacolli vetëm i ka numërue dhe përshkrue dispozitat kushtetuese dhe ato të instumenteve tjera ndërkombëtare konfrom me të drejtën për gjykim të drejtë, për mbrojtje të të drejtave dhe për barazi para ligjit.

…Mirëpo nuk ka arritur të arsyetojë se si janë shkelur ato dispozita”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese asht marrë me 13 Maj.

Behgjet Pacolli ishte për rreth nji muaj President i Republikës në vitin 2011. Por mënyra e zgjedhjes së tij u vlerësue në kundërshtim me Kushtetutën.

Aktualisht ai asht President i Aleancës Kosova e Re (AKR).