Gjykata Kushtetuese, ‘shuplakë’ Listës Serbe, i jep të drejt ministrit Abrashi

Gjykata Kushtetuese ka konstatue se kërkesa e parashtrueme nga deputetët e Listës Serbe, për udhëzimin administrativ që ka nxjerr Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që ua ndalon pensionet e dyfishta shtetasve të Kosovës, asht e papranueshme.

Kushtetuesja ka nxjerr nji vendim ku thuhet se, deputetët nuk janë palë e autorizueme për me kërkue vlerësimin e kushtetueshmënisë për aktet e kontestueme, raporton lajmi.net

“Si perfundim, Gjykata, ne baze te nenit 113.5 te Kushtetutes dhe te rregullit 36 (1) (a) te Rregullores se punes, konstaton se kerkesa e parashtruesve duhet me u deklarue e papranueshme tue qene se ata nuk jane pale e autorizueme për me kërkue vlerësimin e kushtetutshmënisë se aktit te kontestuem”, thuhet në vendim.

Në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se lidhun me këtë ankesë, gjykata vlerëson se nuk asht përmbushë obligimi kushtetues lidhun me natyrën juridike të aktit që mund të kontestohet simbas nenit 113.5, meqë parashtruesit e kërkesës nuk kontestojnë ndonji “ligj” apo ndonji “vendim të miratuem nga Kuvendi”.